8:49, 13 Gusht 2017

Mëngjesin e kësaj të diele, një punonjës policie ka humbur jetën në një aksident rrugor, në autostradën Lezhë-Shkodër.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli, 50 vjeç, punonjës i policisë kufitare në Shëngjin, i cili udhëtonte i vetëm.

Ndërkohë ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:08, në afërsi të kryqëzimit të Kallmetit, shkruan shekulli.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Interesante