Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, tre të lënduar (VIDEO)

NULL NULL
29.03.2017 10:44

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë mes dy veturave në magjistralen Prishtinë – Ferizaj saktësisht në Llapnasell, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani i cili ka thënë se si pasojë e aksidentit kanë mbetur tre persona të lënduar.

“Rreth orës 9:00, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në Llapnasell, ku janë përfshirë dy automjete civile.

Si pasojë aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësitet policore janë duke u marre me rast”, ka thënë Kelani në një deklaratë për Klan Kosovën.

Shikoni më poshtë pamje nga aksidenti të siguruara nga Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.