Aksident i rëndë në Laç-Lezhë, humb jetën kalimtarja (Foto) NULL NULL 19.06.2018 08:23 19.06.2018 08:23 Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 23:50 minuta në autostradën Laç-Lezhë, pranë kryqëzimit të fshatit Lezhë. Nga aksidenti ka humbur jetën një shtetas, që dyshohet se është 63-vjeçarja me inicialet P.P., nga Shkodra. Viktima dyshohet se i ka prerë rrugën një mjeti tip Benz, që po udhëtonte drejt Lezhës. Aktualisht rruga është e bllokuar në të dy krahët, ndërsa radhët e mjeteve kanë shkuar deri në 2-3 kilometra. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe zhbllokimin e qarkullimit, raporton Tch, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë mësohet se drejtuesi i autoveturës, 54-vjeçari L.Gj. nga Puka, është shoqëruar në polici, për veprime të mëtejshme proceduriale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Ankandi solar, Rizvanolli: Kemi bërë një projekt tërheqës për investitorët 18 sekonda më parë
Kosova Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve 2 minuta më parë
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 9 minuta më parë