Aksident i rëndë në Elbasan, 4 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë NULL NULL 16.12.2017 13:48 16.12.2017 13:48 Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të shtunë në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë. Dy automjete me targa AA 503 EC dhe AA 186 II janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e katër personave. Mes të lënduarve është edhe një fëmijë. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit ku mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, shkruan syri.net. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.