18:01, 7 Dhjetor 2017

Një shqiptar ka humbur jetën në Itali pas një aksidenti tragjik. Ngjarja ndodhi në autostradën A22, shumë pranë daljes në jug të Veronës.

Mediat italiane raportojnë se viktima është një 51-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte kamionin është përplasur me një tjetër mjet të ngjashëm.

“Corriere” shkruan se deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes si dhe identiteti i shqiptarit, por mësohet se shqiptari punonte në një ndërmarrje transporti në Paduan, shkruan albeu. Ndërkohë, aksidenti solli bllokimin edhe të trafikut në këtë aks. Policia po heton lidhur me ngjarjen.

Interesante