Akili mbetet pa medalje në Turqi NULL NULL 07.04.2018 12:45 07.04.2018 12:45 Kosova nuk ka marrë medalje përmes Akil Gjakovës, që u eliminua në “repechage” nga kundërshtari iranian, pasi të premten mori dy të arta dhe një të argjendtë, përmes tri xhudisteve - Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Fjolla Kelmendi Xhudisti Akil Gjakova ka mbetur jashtë luftës për medalje në Antalya Grand Prix 2018 në Turqi, pasi në “repechage” është mposhtur nga iraniani Mohammad Mohammadi. Paraprakisht ai humbi përballjen çerekfinale të këtij turneu, duke u mposhtur nga koreani Changrim An. Rrethin e parë Akili e kaloi pa luftë, në atë të dytë eliminoi xhudistin nga Kirgizia, Bektur Rysmambetov, ndërsa në të tretin atë nga Taxhikistani, Behruzi Khojazoda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.