17:17, 11 Nëntor 2017

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të xhudos, njofton Klan Kosova.

Gjakova në finale ka humbur kundër xhudistit rusit Ondar.

Lajmin e ka bërë publik përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

Shpallja nënkampion i Europës për grupmoshat nën 21 vjet është arritja më e madhe e Gjakovës në gara ndërkombëtare.

Kështu nga kjo garë Kosova kthehet me dy medalje, të artën e Distria Krasniqit dhe të argjendtën e Akil Gjakovës.

klankosova.tv

Interesante