Ajri i ndotur lidhet me vdekjet e papritura tek foshnjat NULL NULL 20.04.2018 15:00 20.04.2018 15:00 Ajri i ndotur lidhet me vdekjet e papritura tek foshnjat, është bërë e ditur në një studim të ri. Ekspozimi ndaj pjesëve të ndotura në ajër që peshojnë më pak se 0.0025mg lidhet me sindromën e vdekjes së papritur tek të porsalindurit. Oksidi i nitrogjenit, i cili lirohet kur digjet gazi, gjithashtu mund të fshihet prapa vdekjeve të papritura të foshnjave të shëndetshme. Studimet paraprake kanë treguar se pjesëzat e ndotura të ajrit që futen në trurin e njerëzve përmes frymëmarrjes dhe shpërndahen përmes sistemin të qarkullimit të gjakut, shkaktojnë inflamacione. Megjithatë fëmijët janë më të ndjeshëm nga efektet e ajrit të ndotur për shkak të sistemit imunitar të dobët dhe mushkërive ende në zhvillim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 1 day
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 1 day