Aida Dërguti: PDK dhe LDK iu frikësuan Vetëvendosjes NULL NULL 19.05.2017 21:32 19.05.2017 21:32 Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk kanë pasur kushte të rënda për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera, duke hequr këtu Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës. “Ka qenë vendim i Këshillit të Përgjithshëm që mos të kemi koalicion me PDK-në dhe LDK-në – por kemi qenë të hapur me partitë tjera”. “Subjektet si AKR-ja kanë negociuar edhe me ne edhe me LDK-në dhe janë përcaktuar që të jenë me LDK-në”. Kështu tha Dërguti në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës. “Gjithë ky mobilizim dhe gjithë kjo frikë bëri që PDK-ja të nënshkruaj 13 koalicione për tu përballur me Vetëvendosjen dhe tjetra që thotë se është partia e dytë pati nevojë poashtu për shumë koalicione”. “Vetëvendosje s’ka frikë të garojë vetë, ka program dhe ofertë serioze për qytetarët”. “Oferta jonë është serioze, e sinqertë dhe i duhet Kosovës, ne kemi parë oferta që mund të them se janë mashtrim dhe manipulim nga ky koalicion që shkoi në shtëpi”. “Jemi ekskluziv për shkak të situatës jo normale në Kosovë, për shkak të skenë politike”. “Thonë se janë të majtë e të djathtë por s’kanë koncept brenda, më vjen keq që nëse nuk ndodh ndryshimi, është dëm për qytetarët”. “Ne jemi oferta më serioze në vend dhe edhe me kandidatin që kemi përzgjedhur, më i miri brenda nesh, i guximshëm dhe i përgatitur”. “Kanë premtuar 200.000 vende pune e sigurime shëndetësore e në Qeveri u morën me Demarkacionin dhe Zajednicën”. “Kosova ka nevojë për emancipim të qytetarëve dhe zgjedhje të shpeshta. Tash fillon fushata dhe hyjnë në lojë mjete financiare që subjektet kanë në dispozicion, gjithçka që shkëlqen nuk është ar”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 17 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 32 minuta më parë