21:17, 19 Maj 2017

Aida Dërguti nga Vetëvendosja, ka thënë se partia e tyre është ndryshe dhe sipas saj mund ta bëj edhe ndryshimin në vend.

“Shohim subjektet që për 17 vjet kanë qenë në pushtet dhe kemi parë riciklim pa mundësi të ndryshimit e posaçërisht në momente të rëndësishme të shtet-ndërtimit”.

“Duke qenë subjekti ndryshe, dhe mundësia për ndryshim në këtë vend ekziston, Vetëvendosja është bashkë me qytetarët të cilët shpresojnë për ndryshim tash e sa vjet”.

“Pazarllëqet e momentit të fundit nuk kanë prodhuar asgjë të mirë për vendin dhe ne nuk futemi në pazare për pushtet për sa kohë s’kemi mundësi të flasim për program dhe koncept sepse ndryshimi ndodh me program dhe koncept”.

Këto komente Dërguti i ka bërë në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

klankosova.tv

Interesante