Ahmeti për memorandumin mes Mustafës e Veselit me Ambasadën Britanike: Këta të qesin hi syve NULL NULL 15.08.2016 22:26 15.08.2016 22:26 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk është e mundur që të luftohet korrupsioni dhe nepotizmi në Kosovë nga njerëzit që janë vet definicioni i këtyre të këqijave, njofton Klan Kosova. Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se derisa ambasadori Ruairí O’Connell nënshkruan marrëveshje me PDK-në e kryeministrin Isa Mustafa, ka vende si Termokosi ku pjesëtarë të PDK-së punësojnë anëtarë të familjes. “Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e kapjes së shtetit”. “Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDK-në dhe Isën, në Termokosin e uzurpuar kryetari dhe nënkryetari i PDK-së për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet”. “Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, ta luftojnë atë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 11 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 25 minuta më parë