19:53, 17 Shkurt 2017

Njërit nga autobusët e rinj të Trafikut Urban në Prishtinë i doli problem me rrjedhjen e vajit, por kryetari i Komunës së Prishtinës ka refuzuar ta quaj këtë defekt të autobusit si prishje.

Shpend Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “asnjë autobus nuk është prish sot”, njofton Klan Kosova.

“I pash disa tituj me gëzim kishin lajmëruar”.

Ahmeti shkruan se edhe po të ndodhte, edhe po të prishej ndonjë autobus, s’do të ishte problem se të gjithë janë me garancion.

“Edhe po të prishen, janë më garancion. Është kontratë ndërkombëtare kjo”.

klankosova.tv

 

Interesante