13:04, 14 Shtator 2017

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se si çdo vit, edhë këtë vit janë bërë vizitat sistematike mjëkësore në shkollat e Prishtinës.

Nga të gjithë nxënësit e komunës së Prishtinës, 61 % prej tyre i janë nënshtruar kontrollave derisa shqetësuse vazhdon të jetë obeziteti i fëmijëve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka rekomanduar edhe komunat e tjera dhe drejtoritë shëndetësore që të bëjnë vizitat mjekësoresi praktikë, njofton Klan Kosova.

Ahmeti ka thënë se kjo mund të shpëtojë jetët e fëmijëve.

“Kemi nxjerr mësime dhe analiza në çështjen e shëndetit tek fëmijët. Vitin e kaluar ka qenë obeziteti problem tek femijët. Shpresojmë që këto vizita të bëhen të rregullta edhe tek komunat e tjera sepse janë të rëndësishme në mënyrë që të identifikojmë problemet shëndetësore tek fëmijët tek të cilët kemi identifikuar edhe amonalitë të cilat mund të sjellin rezultate shpëtimi”, ka thënë ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Viti ka thënë se vizitat e vazhdueshme tek fëmijët në shkollat e kryeqytetit janë shumë të rëndësishme.

“Në rastin e evidentimit të hershëm tek femijët ka ndikuar që shumë fëmijë të kenë jetëgjatësinë”.

Derisa pediatri, Nexhmedin Hoti ka treguar se puna e vizitave sistematike në komunën e Prishtinës ka vazhduar falë interesit dhe punës  të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Prishtinës.

Interesante