
Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka thënë se është i lumtur për arritjet e filmit Home, njofton Klan Kosova.
“Jashtëzakonisht i lumtur me suksesin e filmit Home. Po ashtu i lumtur që Komuna e Prishtinës ka kontribuar sado pak në financimin e filmit”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
“Jam i sigurtë që ky film do të vazhdojë të korr suksese gjithandej”.
“Në këtë kohë të vështirë, filmat e tillë syçelës janë mjete të fuqishme kundër diskriminimit”.