Ahmeti e ambasadorja Kiliç përurojnë Parkun e Miqësisë NULL NULL 18.10.2017 12:38 18.10.2017 12:38 Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me Ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç, përuruan këndin e lodrave në parkun e qytetit. Ky projekt u financua nga Organizata turke TIKA, të cilin Ahmeti e vlerësoi si donacion të rëndësishëm. Tutje ai premtoi investime nga ana e komunës në hapësira rekreative. Ndërkohë Kiliç tha se ky është edhe një shembull i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Kosovës dhe Turqisë. Ky kënd lojërash u emërtua “Parku i Miqësisë”, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë