Ahmetaj: Ende kemi shumë reforma që do të na çojnë në BE NULL NULL 20.04.2018 16:42 20.04.2018 16:42 Ministri i Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka shpjeguar përpara gazetarëve progresin që ka bërë Shqipëria në fushën ekonomike për në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ai tha se ende ka shumë reforma për të bërë në këtë drejtim, ndërsa sqaroi se si rritja ekonomike vitet e fundit ka ulur varfërinë, ka shtuar konsumin dhe ka hapur vende të reja pune. Kreu i Financave përsëriti dhe njëherë qëndrimin e qeverisë për përfshirjen në TVSH të biznesit të vogël se qëllimi është formalizimi i tij e se nuk ka asnjë plan për të dhënë me koncesion monitorimin e kësaj takse. Qeveria është duke bërë ndryshime edhe në ligjin për tatimin mbi të ardhurat ku ka paralajmëruar lehtësi ãskale për kategorinë e biznesit të vogël. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Burri thotë se gruaja me të cilën jetonte dhe ka tre fëmijë, u largua nga shtëpia 3 minuta më parë