19:53, 21 Prill 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimit të gazetarit Berat Buzhala përmes rrjetit social Facebook.

“Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryehen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë. Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar nga AGK, njofton Klan Kosova.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka inkurajuar të gjithë kolegët gazetarë që çdo herë kur pranojnë kërcënime të tilla t’i raportojnë në Polici.

Gazetari Berat Buzhala ka bërë të ditur sot në llogarinë e tij në Facebook se ka marrë kërcënime të vazhdueshme për jetën e tij përmes rrjetit social Facebook.

Interesante