agk
17:47, 11 Mars 2016

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është bërë pjesë e Federatës Europiane të Gazetarëve.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Zekirja Shabani kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova

“Urime për të gjithë kolegët gazetarë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës sapo është bere pjese e Federatës Evropiane te Gazetareve.
Thank you EFJ”, ka shkruar Shabani në profilin e tij në Facebook.

Ndërsa ai ka bërë të ditur se AGK do të rikthehet shpejtë me të drejta të plota edhe në Federatën Ndërkombëtare të Gazetareve.

efj

Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ) është organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë. Kjo federatë si pjesë të saj ka mbi 320 mijë gazetarët nga 42 vende të botës.

Selia e saj gjendet në Bruksel të Belgjikës, ndërsa ajo është krijuar në vitin 1994 për të përfaqësuar interesat e sindikatave dhe shoqatave të gazetarëve në Europë.

“EFJ lufton për të drejtat sociale dhe profesionale të gazetarëve që punojnë në të gjithë sektorët e mediave nëpër Europë”, thuhet në webfaqen e Federatës Europiane të Gazetarëve.

“EFJ promovon dhe mbron të drejtat e lirisë së shprehjes dhe informimit, të garantuar me nenin 10 të Konventës Europiane për të drejtat e njeriut”.

Interesante