15:45, 13 Tetor 2017

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar sulmin fizik të ndodhur sot ndaj gazetarit, Vehbi Kajtazi.

AGK ju bënë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë sa më parë këtë rast.

“Kolegu Kajtazi ka qenë cak i sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme edhe ne të kaluarën. Fatkeqësisht disa nga këto raste ende nuk janë zbuluar, ndërkohë që ne presim hetime të pavarura dhe epilog të shpejt”, thuhet në reagimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Sipas tyre, hetimet për këtë rast duhet të dërgojnë në hetim të mirëfilltë të të gjitha dyshimeve.

AGK ka thënë se do të monitorojë këtë rast duke i dhënë mbështetje kolegut Kajtazi derisa janë shprehur se sulme të tilla paraqesin shqetësim serioz për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në vendin tonë.

“Ky vit shënon rritje të konsiderueshme të rasteve ku viktima të dhunës janë gazetarët”, përfundon reagimi i tyre.

Gazetari Vehbi Kajtazi është sulmuar sot në njërën nga kafiteritë e qytetit derisa akoma nuk dihen detaje të tjera lidhur me rastin.

 

Interesante