10:01, 14 Shtator 2018

Dy agjentë rusë janë arrestuar dhe dëbuar nga Holanda pasi që ishin përpjekur të spiunonin një laborator zviceran, ka raportuar gazeta zvicerane, Tages Anzeiger.

Në gazetë u përmend se agjencia e inteligjencës zvicerane NDB ka konfirmuar informacionin, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gazeta zvicerane ka thënë se autoritetet zvicerane, holandeze dhe britanike kanë punuar së bashku për të zbuluar komplotin e planifikuar rus për të spiunuar laboratorin zviceran ku punojnë ekspertë të armëve bërthamore.

Laboratori ka qenë duke analizuar gazin helmues të përdorur në Siri si dhe mostrat e agjentit nervor të përdorur ndaj agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, në Salisbury të Anglisë.