Agim Gashi: Pamja e qytetit me pankarta për protestë është e shëmtuar NULL NULL 11.02.2016 23:30 11.02.2016 23:30 Sonte në Lidhjen Direkte në Orën e Fundit i ftuar ishte asambleisti i LDK-së në Prishtinë, Agim Gashi. Me të është diskutuar në lidhje me vendimin e komunës që tre sheshet e kryeqytetit të mbulohen me pankarta për ftesë për protestën e 17 shkurtit. Sipas tij kjo gjë nuk është fare e drejtë, sepse hapësirat publike nuk duhet të shfrytëzohen për një gjë të tillë. “Nuk u irrituam, por këtë epiteti kryetari i’a ka vënë vetes me veprimin që po bënë sepse asnjë subjekt politik nuk ka të drejtë të shfrytëzojë hapësirat publike jashtë fushatave politike”. “Kjo pamje që duket në qytet në shesh është një shëmti e llojit të vet, sepse fton qytetarët për rrënimin e shtetit”. Gashi ka thënë se hapësirat publike i takojnë të gjithë qytetarëve dhe nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime politike. “Kjo hapësirë është e të gjithë qytatrëve e në këtë hapësirë këta kanë marr pjesën time e tënden”. Sipas tij, qeverisja lokale në kryeqytet po ndikohet nga Lëvizja Vetëvendosje. “Bosët e Vetëvendosjes janë publik, e po komandojnë me qeverisjen lokale në Prishtinë përndryshe institucioni komunal është dashur të reagoj”. Gashi nuk ka dashur të mirret fare me çështjen e fondeve, pra me cilat para janë mbuluar sheshet me pankarta për thirrje në protestën e 17 shkurtit. “Është çështje e tyre e ne nuk mund të vlerësojmë se nga rrjedhin ato mjete, janë organet përkatëse që mund të hulumtojnë fondet e tyre”. Sipas tij, 17 shkurti gjithmonë duhet të festohet dhe nuk duhen bërë thirrje të tilla për protest. “Qytetarët e presin që 17 shkurti të shënohet si datë e Pavarësisë së Kosovës, e këto pamje të jenë të stolisura me flamuj, koncerte të ndryshme por jo të ftohen në protesta shkatërruese për shkatërrimin e vendit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 6 minuta më parë