19:11, 21 Prill 2017

18 fëmijë dhe dy të rritur kanë mbetur të vdekur pasi një minibus u aksidentua afër kryeqytetit të Afrikës Jugore, Pretoria.

Fëmijët vdiqën pasi autobusi ku ata ishin mori flakë pas përplasjes me një kamion në veri të kryeqytetit.

Besohet se në autobus ishin fëmijë të shkollave fillore, ashtu si edhe atyre të mesme, transmeton Klan Kosova.

Ekipet e emergjencës kanë shpëtuar shtatë fëmijë para se autobusi të përfshihej nga flakët.

_95737664_58438153-16cd-4342-9294-9de3986b8970

 

Interesante