Affleck edhe njëherë në publik pa gruan NULL NULL 04.06.2015 19:50 04.06.2015 19:50 U përfol shumë se aktori Ben Affleck dhe bashkëshortja e tij, Jennifer Garner u divorcuan. Këto fjalë u përforcuan edhe më shumë kur aktori u pa me nënën e tij Christina dhe djalin 3-vjeçar duke ngrënë drekë në Santa Monica. Në këtë takim nuk ishte e pranishme edhe aktorja Garner. Mediat kishin shkruar para një muaji se çifti ishte drejt ndarjes ndërsa më vonë me 17 prill kur edhe Garner festoi ditëlindjen e 43-të, Ben Affleck nuk ishte i pranishëm, transmeton Klan Kosova. Ndërsa javë më parë, Ben ishte parë pa unazën e martesës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.