11:00, 7 Korrik 2018

Afërdita Dreshaj vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuara në median shqiptare.

Pavarësisht karrierës së saj, Afërdita u njoh më së shumti për lidhjen dhe ndarjen me Shpat Kasapin, flirtin me Leonardo Di Caprion dhe martesën e saj pak ditë më parë.

Ndërkohë që po shijon muajin e mjaltit, në një intervistë për who, Afërdita ka treguar për herë të parë se si u njoh me hokejistin çek Jakub Kindl.

Tregimi i Afërditës:

Jemi njohur në një restorant sushi. Unë isha vetëm për tre ditë në Michigan dhe kisha dalë atë mbrëmje për një darkë, sepse ime motër Jehona, kishte ditëlindjen.

Përballë nesh ishte një tavolinë me dy djem, të cilët na qerasën, ne i falënderuam, u përshëndetëm me ta dhe vazhduam.

Pas asaj mbrëmjeje Kubi kishte bërë gjithçka për të gjetur numrin tim të telefonit.

I ishte lutur pronarit të restorantit, që ne e kishim mik, por ai nuk ia kishte dhënë. I kishte treguar vetëm emrin tim dhe Jakub, kishte nisur kërkimet dhe mesazhet në rrjetet sociale.

Më kishte shkruar në “Facebook”, por ajo adresë nuk ishte e vërtetë. Pastaj kish nisur të më ndiqte në “Twitter” dhe të më bënte “retweet”, sepse nuk më dërgonte dot mesazh aty, pa e ndjekur dhe unë.

Disa ditë më vonë unë isha në aeroport për të shkuar nga Chicago në Miami për punë dhe vetëm aty shikoj një adresë të verifikuar që më bënte “retweet” për të më fituar vëmendjen.

Në atë moment fillova dhe unë ta ndiqja në “Twitter” e Jakub më dërgoi mesazh dhe aty filloi çdo gjë.