15:45, 24 Dhjetor 2017

Aeroplani amfib më i madh në botë, China AG600, ka bërë fluturimin e suksesshëm dhe ka qëndruar për rreth një orë në hapësirë.

Ky aeroplan i përafërt me madhes të Boeing 737, por që me katër motorë turbohelikë, fluturoi nga aeroporti i Zhuhai në krahinën jugore të Guangdong, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Ky aeroplan mund të bartë 50 njerëz dhe në maksimum të qëndojë në qiell për 12 orë.

Me të thuhet se mund të ndihmohet në fikje zjarresh dhe operacione shpëtimi, por gjithashtu edhe në përdorime ushtarake.