Aeroplani gjerman bën ulje të detyruar në Kretë pas paralajmërimeve për bombë NULL NULL 17.08.2018 08:51 17.08.2018 08:51 Një aeroplan i pasagjerëve gjerman me 250 udhëtarë, i cili fluturonte nga Egjipti në Gjermani, ka bërë ulje të detyrueshme në Kretë, pas njoftimeve se një bombë ishte vendosur në avion. Siç raporton televizioni shtetëror grek, aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në aeroportin ushtarak Souda dhe të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhi u evakuan pa incidente. Alarmi u dha kur në tualetin e avionit është gjetur një letër që shkruante “bomb”. Kur avioni ka hyrë në zonën ajrore të Greqisë është shoqëruar nga dy avionë luftarakë “F16”, derisa ka kryer uljen e detyruar, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij 9 minuta më parë