13:00, 9 Nëntor 2018

Të enjten Adriana Lima njoftoi se po e lë Victoria’s Secret pas gati 20 vitesh sa ishte modele e markës për të brendshme, njofton Klan Kosova.

“E dashur Victoria,

Faleminderit që më tregove botën, duke ndarë sekretet, dhe më e rëndësishmja jo vetëm duke më dhënë krahë, por duke më mësuar të fluturoja. Dhe të gjithë ❤️ për tifozët më të mirë në 🌎! Dashuria, Adriana 💖”, shkroi modelja në Instagram.

Lima, e cila bëri debutimin e saj të parë të modës në Victoria’s Fashion Show në vitin 1999 në moshën 18 vjeçare.

“Unë mendoj se ky vit do të jetë kulmi i karrierës sime,” tha ajo për fansat e saj.