Adriana Lima do të largohet nga Victoria’s Secret NULL NULL 11.12.2017 13:30 11.12.2017 13:30 Modelja e njohur braziliane Adriana Lima ka lënë të kuptohet që do të largohet nga Voctoria’s Secret. Përmes një postimi në Instagram 38 vjeçarja ka bërë thirrje për ndryshim, duke thënë që është lodhur nga pritjet që gratë të kenë një dukje “sipas kërkesave”. E këtu ajo ka thënë që do të bëhet pjesë e ndryshimit. “Kam vendosur të bëj ndryshimin… Nuk do të heq rrobat për kauza të zbrazëta” ka shkruar Lima. A do të largohet tërësisht nga industria e modelimin, mbetet të shihet. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.