Adio Gigi: Buffon largohet nga Juventus NULL NULL 17.05.2018 12:08 17.05.2018 12:08 Gardiani ikonik do të largohet nga Torino, por nuk ka vendosur akoma si do të vazhdojë më tutje, pas përfundimit të edicionit Portieri i Juventus, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni. Përballja e të shtunës në Serie A ndaj Verona do të jetë e fundit për numrin një të Zonjës të Vjetër në fanellën bardhezi. “Gjatë tre ditëve të ardhshme, plot emocion, do ta marr vendimin përfundimtar”, deklaroi ai. “Të shtunën do të luaj një ndeshje dhe kjo është e vetmja gjë e sigurt. Po bisedoj vazhdimisht me Andrea Agnelli, që më njeh mirë”. “Kthimi tek Parma do të ishte romantik, por asgjë më shumë se kaq. Të shohim”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 11 orë më parë