10:13, 11 Shkurt 2018

Adelina Tahiri është këngëtarja që u komentua gjatë në media për lidhjen dhe martesën  me milionerin maqedon Seryzha Markov, për të cilën thuhet se kryen një ceremoni private.

Kohët e fundit, një fotografi e saj në një klinikë gjinekologjike shtoi dyshimet se familja e saj do zgjerohet dhe Adelina do bëhet nënë, njofton Klan Kosova.

Këtë gjë e kanë konfirmuar burimet e Prive pasi është pohuar se Adelina është në fillimet e shtatzënisë dhe duhet të presim për të zbuluar detaje rreth gjinisë apo emrit të foshnjes.

Ndërkohë, këngëtarja ka munguar gjatë në botën e muzikës pasi duket se po i përkushtohet seriozisht familjes, njofton Klan Kosova.