Adelina Ismaili po rikthehet, sot performon në Gjilan (FOTO) NULL NULL 16.11.2017 10:38 16.11.2017 10:38 Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Ismaili, duket se ka vendosur t’i kthehet muzikës! Në një status të publikuar në llogarinë e saj zyrtare në facebook, ajo ka njoftuar se sot, do të jetë pjesë e fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Gjilan, transmeton Klan Kosova. Sigurisht që kjo është paraqitja e saj e parë në publik, që nga pauza e saj e deritanishme pasi dhe është bërë nënë mjaft e përkushtuar. ”Miq! Neser me date 16.11.17 ora 16:30h shihemi ne Gjilan te Luta! Palestra e Sporeve “Bashkim Selishta-Petriti”, ka përfunduar ajo, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.