Adam Levine e kujton me këngë Christina Grimmie (VIDEO) NULL NULL 26.04.2017 18:40 26.04.2017 18:40 Adam Levine dhe The Voice e kujtuan të ndjerën Christina Grimmie. Gjatë njërës prej shfaqjeve, muzikanti 38-vjeçar dhe skuadra e tij performuan për nder të saj, me “Hey Jude” nga Beatles. Vitin e kaluar, Christina u qëllua dhe u vra gjatë një koncerti të saj në Florida, transmeton Klan Kosova. Adam ishte trajneri i saj në sezonin e gjashtë të “The Voice” dhe e ndihmoi atë të përfundojë në vendin e tretë. “Zot, unë e desha aq shumë”, tha Adam gjatë performancës. “Unë po flas me ju në mënyrë specifike, unë jam duke folur me të gjithë. Më mungon ajo. Është e padrejtë që ajo nuk është më me ne. Ne do të këndojmë një këngë. Unë do të këndoj çdo fjalë për nder të saj. Faleminderit që ju jeni këtu. Christina ne të duam”. https://www.youtube.com/watch?v=QEDl4tdurI8 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.