Acarohet Trump, thumbon kandidaten Clinton NULL NULL 27.09.2016 04:25 27.09.2016 04:25 Debati i parë presidencial amerikan, në mes kandidates demokrate Hillary Clinton dhe kandidatit republican Donald Trump, përcillet nga miliona shikues në mbarë globin. Hillary Clinton dhe Donald Trump, do të jenë për ballë njëri tjetrit në këtë debat për rreth 90 minuta, njofton Klan Kosova. Fillimisht, kandidatët u pyetën rreth cështjes së arritjes së një gjendje të lartë ekonomike duke u bazuar në premtimet e tyre se do të ofrojnë vende të reja të punës. Por me të filluar Trump, thumbon Hillary Clinton, duke u vënë në dyshime nëse ajo ka qenë më të vërtetë ‘’sekretare’’ apo jo. Donald Trump, shfaqi akuza tek politikanët e tjerë si dhe kandidates Clinton, duke e fajësuar për gjendje të rëndë ekonomike në Shtetet e Bashkuara, njofton Klan Kosova. ‘’Vendi është në një gjendje shumë të rëndë ekonomike madje duke pasur probleme. Cfarë duhet të bëjmë është që ne duhet të negociojmë dhe të sjellim vende të reja të punës.’’ ‘’Sekretarja Clinton, (Sekretare apo jo, nese nuk gaboi) do duhej ta kishte bërë këtë më parë së bashku me politikanët e tjerë. E jo tani me këto premtime’’ ‘’Unë mund të rikthejë punën, mund të dhuroi profesione të ndryshme për të tjerët’’, ka përfunduar Trump, njofton Klan Kosova. Ndërkaq menjëherë ka pasuar edhe përgjigjia e kandidates Clinton, madje ajo në mënyrë shumë të qetë duke buzëqeshur, i quan të pa vërteta deklarimet që Trump dha në drejtim të saj. ‘’Donald, ti ishe ai që rrënjose gjendjen vështirë ekonomike.’’ ‘’ 9 milionë njerëz humbën profesionet e tyre dhe 5 milionë të tjerë humbën shtëpitë e tyre’’, ka përfunduar Clinton duke premtuar përsëri se ajo mund të ofrojë me miliona vende pune të reja, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Komisioni për rezervat shtetërore, Gashi: Sot, VV-ja i dha fund njërës prej shtyllave të demokracisë 3 minuta më parë
Kosova Tahiri thotë se s’do të heqin dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore 39 minuta më parë