23:00, 12 Janar 2019

Sipas Nieuwsblad, skuadra e Milanit i është kthyer garës për të nënshkruar kontratë me mesfushorin belg, Marouane Fellaini.

Që kur menaxheri Ole Gunnar Solskjaer është duke e drejtuar skuadrën Manchester United, Marouane Fellaini ka pasur shumë pak paraqitje.

Për këtë arsye është raportuar se 31 vjeçari do ta braktisë skuadrën angleze, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa skuadrës italiane, AC Milan, nuk i është shuar interesimi që nga viti i kaluar për të nënshkruar kontratë me të.

klankosova.tv