Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Abrashi ka shumë premtime për Lakrishten

NULL NULL
17.10.2017 21:37

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, gjatë një vizite në lagjen “Lakrishte”, ka prezantuar planin për investime i cili përfshin rregullimin e platosë, ndërtimin e një mbikalimi në Sheshin “Bill Clinton”, rregullimin e fasadave dhe të tjera.

“Është e papranueshme gjendja në të cilën ndodhet platoja në Lakërishte. Ne do të investojmë dhe do ta shndërrojmë në një vend të bukur dhe atraktiv për banorët. Në këtë lagje kemi planifikuar investime në ndriçimin publik dhe do të vendosim kamera në pikat kryesore për të rritur nivelin e sigurisë”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, një projekt tjetër për këtë lagje është rregullimi i transportit publik dhe ndryshimi i vendit të stacionit aktual, pasi që sipas tij, nga ekspertët është konsideruar se ndodhet në vend joadekuat dhe po shkakton kolona në trafik.

“Për të lehtësuar qasjen nga njëra anë e rrugës në tjetrën, sidomos të nxënësve, ne do të ndërtojmë një mbikalim në Bulevardin Bill Clinton. Do t’i rregullojmë hapësirat gjelbëruese dhe do t’i mirëmbajmë  e atyre ekzistuese”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.