16:25, 13 Tetor 2017

Gjatë një vizite në organizatën e grave Ëomen for Ëomen International, Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se programi i tij parasheh që gratë ta kenë vendin e tyre në vendimmarrje dhe kjo do të bëhet qysh ditën e parë, ku gjysma e drejtorive të Prishtinës do të drejtohen nga gratë.

Abrashi e ka quajtur të papranueshme uljen e subvencioneve për organizatat e grave nga komuna e Prishtinës, madje çka është edhe më tragjike, komuna nuk i ka përkrahur as strehimoret e grave.

“Prioriteti i parë i ynë është hapësira në vendimmarrje për gratë dhe vajzat, sepse e di që ka shumë gra të zonjat. Kemi menduar politika tjera për gratë duke u bazuar edhe në përvojat në ministri. Kam përkrahur vazhdimisht projektet e grave dhe shoqatat e tyre. Të njëjtën do ta bëjë edhe në komunë”, ka thënë Abrashi, transmeton Klan Kosova.

Interesante