Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

AAK thirrje deputetëve: Mos e lëshoni momentumin për Demarkacionin

NULL NULL
23.02.2018 18:36

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vlerësuar se nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare sa i përket Demarkacionit, duke thënë se kontributi i të gjithëve është i domosdoshëm.

Ata kanë shprehur besimin se projektligji i propozuar nga Qeveria është bazë e mirë ligjore njëherësh garantues për shënjimin korrekt të kufirit me Malin e Zi .

AAK beson se nuk duhet të lëshohet, siç thanë ata, momentumi i krijuar dhe iu bënë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mërkurën e ardhshme ta miratojnë projektligjin e propozuar nga Qeveria.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë nga AAK:

AAK, vlerëson se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi, është rezultat i një pune të madhe dhe përpjekjeve të vazhdueshme të spektrit politik e të partnerëve ndërkombëtarë! Nuk ka qenë aspak e lehtë që të mbërrihet deri në këtë pikë dhe në këto çaste vendimtare, është i domosdoshëm kontributi i të gjithëve.

AAK, beson se projektligji i propozuar nga Qeveria është bazë e mirë ligjore, e cila garanton shënjim korrekt të kufirit me fqiun tonë Malin e Zi, qasja e të cilit duhet vlerësuar poashtu.

Ky projekligj, njëkohësisht është në interes të qytetarëve, lirisë së tyre të lëvizjes, por edhe të rrugëtimit të Kosovës e të Malit të Zi drejt BE-së!

Prandaj ne besojmë fuqishëm se nuk do të lëshohet momentumi i krijuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mërkurën që vjen, me votën e tyre ta miratojnë projektligjin e propozuar nga Qeveria dhe t’i japin një shansë Vendit duke e ruajtur njëkohësisht, çdo metër të territorit të vet.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.