AAK pas arrestimit të Haradinajt: Të ndalet çdo kontakt me Beogradin NULL NULL 04.01.2017 22:34 04.01.2017 22:34 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate për media lidhur me ndalimin në Bazel të liderit të saj, Ramush Haradinaj. Në të kërkohet të kihet kujdes me gjuhën, duke vënë theksin tek dallimi mes fjalës ndalim dhe asaj arrestimm. Më pas ndalimi është cilësuar si i papranueshëm, pasi qytetarët e Kosovës nuk mund të ndalohen me urdhërarreste të Serbisë, pa asnjë bazë ligjore. Kërkohet po ashtu ndalimi i cdo kontakti me Beogradin, derisa ky i fundit nuk heq dorë nga kjo logjikë e trajtimit të shqiptarëve të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë