16:19, 12 Korrik 2018

Deputetët e AAK-së kanë inicuar një rezolutë për ndërprerjen e dialogut me Serbinë deri në liberalizimin e viazve për Kosovën.

Sipas dokumentit që do të procedohet në Kryesinë e Kuvendit, ndonëse liberalizimi i vizave dhe dialogu janë procese të ndara, deputetët nënshkrues të rezolutës kanë vlerësuar se Kosova ka bërë shumë konsesione në këtë dialog e nuk ka marrë asgjë mbrapa.

Sipas tyre liberalizimi i vizave do të paraqiste një shenjë se Kosova është e barabartë me vendet e rajonit dhe ato anëtare të BE-së.

Kjo rezolutë pritet të paraqitet në seancën e radhës në kuvend.