A u largua Ben Affleck nga filmi për të dashurën e tij? NULL NULL 20.07.2017 16:15 20.07.2017 16:15 Ben Affleck dhe Lindsay Shookus pa dyshim se e duan shumë kafenë! Çifti që nuk po përpiqet as edhe pak t’i shmanget syve të paparacëve janë parë duke shijuar nga një kafe në qytetin e New York-ut. Të dy kishin zgjedhur veshje të thjeshtë, aktori 44 vjeçar që ishte veshur me xhinse, atlete e syze “aviator” derisa producentja e “Saturday Night Live” kishte zgjedhur poashtu atlete dhe një fustan të kaltër, transmeton Klan Kosova. Një ditë më herët, ishte raportuar se aktori është larguar nga filmi i Netflix “Triple Frontier” për tu foksuaru në mirëqenien e familjes së tij. Duket se ky largim i tij ka të bëjë me dëshirën për të qëndruar më shumë me të dashurën e tij të re. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.