A shkaktojnë kancer skanerët e aeroportit? NULL NULL 27.02.2018 20:30 27.02.2018 20:30 Depërtimi përmes skanerëve të sigurimit të aeroportit duke përfshirë dhe kabinën prej xhami, nënkupton në një mënyrë nënshtrimin e një forme rrezatimi. Sipas studiuesve ky skanim lëshon rrezatim jonizues – valë elektromagnetike që mund të reagojnë e të cilat dëmtojnë qelizat njerëzore, njofton Klan Kosova. Rrezatimi jonizues gjendet natyrshëm në mjedis në formën e radonit të gazit, të cilin graniti mund të lëshojë dhe rrezet kozmike. Shqetësimi është se reagimi i saj me qelizat e gjalla prodhon radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë ADN-në; kjo është një kancerogjen i njohur – dmth diçka që mund të shkaktojë kancer, njofton Klan Kosova. Sidoqoftë, doza e prodhuar nga skaneri i aeroportit është e vogël: nuk depërton shumë në inde kështu që nuk mund të dëmtojë fizikisht qelizat në të njëjtën masë. Një statistikë që citohet shpesh është se nëse një milion njerëz kanë dhjetë skanime aeroportuale në javë për një vit, do të shkaktohen katër raste të tjera të kancerit. Ky është një fraksion i numrit të personave që udhëtojnë në aeroplan, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 11 minuta më parë