A po zhvendoset Angelina Jolie në Londër? NULL NULL 24.09.2016 23:00 24.09.2016 23:00 Angelina Jolie ka vënë syrin drejt Londrës. Ajo është duke menduar të zhvendoset aty me qëllim të zgjerimit të karrierës së saj politike, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova. Aktorja 41 vjeçare, e cila së fundi ka kërkuar divorcin nga Brad Pitt, ka qenë e hapur për dëshirën e saj që të bëj ndryshim nëpër botë përmes politikes. Ndërsa Ian Halperin, autor i Brangelina, ka thënë që aktorja është një grua me agjendë, e cila dëshiron të punoj në Britaninë e Madhe dhe dëshiron të futet tek Dhoma e Lordëve. Ajo tashme ka kontaktet e saja këtu, duke përfshirë sekretarin e punëve të jashtme William Hague, dhe baroneshën Arminka Helic, të cilët konsiderohet shoqëri e ngushtë e Jolie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.