11:00, 12 Korrik 2018

Kanë kaluar 24 vjet megjithatë së shpejti mund ta shihni një vazhdim të filmit të famshëm “Four Weddings And A Funeral”.

Lajmi për këtë vjen pasi aktorët e komedisë romantike të 1994-ës janë bërë bashkë. Hugh Grant, 57 vjeçar, Andie Macdowell, 60, vjeçar dhe Anna Chancellor, 53 vjeçare,  janë takuar dhe kanë diskutuar në lidhje me realizimin e një filmi të dytë.

Anna, e cila luan rolin e Duck Face, ka thënë për “The Mirror” se kishin një ritakim në shtëpinë e skenaristit Richard dhe se Andie ishte aty.

Ajo gjithashtu tregoi se sa emocionuese ishte ribashkimi i kastit të këtij filmi dhe se ishte diskutuar mundësia e realizimit të një romance të dytë pas kaq shumë vitesh.