16:23, 13 Mars 2017

“Strukturat jonatyrale” në hënë janë dëshmi e një baze jashtëtokësorësh që NASA po e fshehë, pohojnë teoricientët e konspiracionit, në kanalin e UFO-ve në SecureTeam10.

Imazhet u morën nga “Nasa Lunar Reconnaissance Orbiter” e cila ështe sjellur rreth hënës për shtatë vjetët e fundit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Gjuetarët e alienëve publikuan një seri fotosh të shkrepura nga sateliti që e shfaqë nga kënde të ndryshme një objekt në formë disku.

Ata shtuan se një imazh e kapë objektin në formë disku në qiellin mbi hënën, duke sugjeruar se ajo strukturë mund të jetë bazë mobile e jashtëtokësorëve.

3e38998c00000578-4308270-image-a-23_1489401791592

Ata kanë thënë se ky trekëndësh në formë perfekte tani është zhdukur në mënyrë misterioze.

Nigel Watson, autori i doracakut hulumtues për UFO tha për Mail Online:

“Imazhet që tani pohohet të jenë prova të strukturave artificiale në sipërfaqen hënore nuk janë aq mbresëlënëse, sepse mund të shpjegohen si të shkaktuara nga strukturat natyrale dhe mënyrën se si janë ndriçuar nga dielli.”
3e38998c00000578-4308270-image-a-23_1489401791592
Por kanali rival i SecureTeam10, Lions Ground nuk janë të lumtur për këtë, dhe thanë se shumë video të SecureTeam10 janë duke e dëmtuar hulumtimin “real” mbi jashtëtokësorët.

Atë objekt të parë në foto, Heathcliff, pronari i Lions Ground tha se s’ështe asgjë më shumë se grumbull uji i ngrirë.”

“E vetmja gjë që ata e kanë dëshmuar është mungesa e hulumtimit”, përfundoi ai.

Interesante