A ndihet më mirë Ramush Haradinaj me uniformën e UÇK-së apo në petkun e Kryeministrit? NULL NULL 14.12.2018 22:33 14.12.2018 22:33 Në ditën kur u formua Ushtria e Kosovës, ekipi i “Blic InterView” me Astrit Gashin, ka përcjellur kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, qysh kur ka dalë nga shtëpia e tij, në orët e para të mëngjesit deri në në ceremoninë shtetërore, në mbrëmje. Në mëngjesin e hershëm, rreth orës 6, kryeministri Haradinaj ka thënë se dita e sotme është një ditë e një rëndësie të veçantë për secilin qytetar të Kosovës. Ai ka thënë se në këtë ditë ka diçka që kujton. “Është e rëndësishme edhe për mua, besoj edhe për ty, edhe për vendin tonë dhe të gjithë njerëzit e Kosovës”. “Ajo që sot na vjen në mend është rruga e gjatë dhe e vështirë e popullit tonë, që edhe pse jemi prej popujve më të vjetër në Ballkan jemi të fundit që po kthehemi në rresht të popujve të lirë, ushtrive të paqes – është arritje e madhe e jona e të gjithë neve”. Në ditën që padyshim është dita e uniformës ushtarake, kryeministri i vendit kishte veshur ‘uniformën’ e punës të kryeqeveritarit. Por në cilën ndihet ai më mirë, në uniformën ushtarake që e mbante dikur, si një prej udhëheqësve të UÇK-së, apo në petkun e Kryeministrit? “Tani jemi fatmirësisht në paqe dhe kemi të rinj e të reja që shërbejnë me nder dhe ju rrinë mirë uniforma – uniforma është edhe e imja dhe e të gjithë neve”. “Në cilën do kur është për të mirën e vendit, bën”. Intervistën e plotë të Haradinajt mund ta shikoni më poshtë: klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti për masakrën e Izbicës: Prokuroria e Shtetit e ka mbështetjen e plotë që kriminelët të jenë prapa grilave 22 minuta më parë