Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Molliqaj dhe Muhaxhiri debatojnë për sondazhin e Vetëvendosjes (VIDEO)

NULL NULL
23.03.2017 21:40

Sipas sondazhit të kompanisë Ubo Consulting, po të kishte zgjedhje të dielën e ardhshme Lëvizja Vetëvendosje do të dilte partia e parë me mbi 20 për qind.

Sondazhi, që megjithatë nuk është prezantuar nga zyrtarë të kësaj kompanie, por nga sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, ka margjinë të gabimit vetëm 3 për qind dhe është i bërë me mbi 1000 respodentë.

Dardan Molliqaj ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se në Vetëvendosje besojnë që kjo matje e opinionit publik është reale dhe se edhe nga sondazhet e kaluar kanë parë që Ubo Consultin kryen punë të mirë.

Ai ka thënë se i beson edhe metodologjisë së zgjedhur nga kompania.

Por, sociologu dhe njohësi i metodologjisë së sondazheve, Artan Muhaxhiri, pretendon se ka disa gabime në atë se si është bërë sondazhi dhe se ka numra që nuk përputhen e përqindje që nuk rrumbullaksohen.

Molliqaj e Muhaxhiri kanë pasur një debat të nxehtë rreth saktësisë së numrave në sondazh.

Kjo është pjesa e debatit në mes Molliqajt e Muhaxhirit për sondazhin:

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.