19:30, 4 Janar 2018

Është publikuar trajlleri i parë i filmit “Truth or Dare” me aktorët kryesorë Lucy Hale dhe Tyler Posey.

Violett Beane, Nolan Gerard Funk, Hayden Szeto dhe Sophia Taylor Ali janë po ashtu pjesë e këtij thrilleri mbinatyror.

Në këtë film ngjarja ka të bëjë me atë se si një grup shokësh fillojnë të luajnë një lojë të padëmshme të quajtur “E vërteta ose sfidimi”, por që në një mënyrë shumë shpejt shndërrohet në një lojë vdekjeprurëse.

Derisa po luajnë, dikush ose diçka fillon t’i dënojë ata që e thonë një gënjeshtër ose që refuzojnë të sfidohen.

“Truth or Dare” pritet të dalë në kinema më 27 prill të këtij viti, ndërsa trajllerin mund ta shihni në videon e mëposhtme: