16:40, 13 Qershor 2018

Luis Fonsi është gati të na japë një këngë tjetër të verës!

Bëhet fjalë për “Calypso” në bashkëpunim me Stefflon Don.

E! News ka publikuar një video e cila shfaq pamje ekskluzive të klipit që është shumë tropikal, të xhiruar në Porto Riko, transmeton Klan Kosova.

Videoja shumëngjyrëshe muzikore për këngën tregon plazhet e mrekullueshme të Porto Rikos dhe do t’ju bëjë të doni të vizitoni ishullin.

“Ne jemi këtu në Porto Riko, sepse ju e dini, kënga kishte nevojë për një vibe shumë tropikal dhe të gjallë”, thotë Fonsi për E! News.