20:22, 10 Tetor 2017

Bëhuni gati për projektin më të ri nga ‘djali fluturues’ – GJIKO!

“Papuqe Gucci” pothuajse është gati dhe do të publikohet shumë shpejt, kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e REDBOX Entertainmet, të cilët postuan një fotografi të artistit me përshkrimin “coming soon”, njofton Klan Kosova.

Ky projekt pason “Gabime” bashkëpunimin me Nora Istrefin, këngë me të cilën dyshja mblodhën miliona klikime në youtube, dhe ishte njëra ndër këngët më hit të verës që sapo kaloi.

Përveç kësaj, Gjiko ishte njëri ndër artistët më të kërkuar në muajt e nxehtë, duke qenë në koncerte kudo ku kishte shqiptarë, pothuajse çdo natë.

Njëjtë po vazhdon edhe tani – përveç se jashtë trojeve shqiptare, këngëtari ka nisur sezonin vjeshtor me koncerte në diasporë, në të cilat po është i pranishëm në çdo vikend.

Kujtojmë edhe këngën “Faje” me SKERDIN që u publikua në muajin qershor, por edhe pse jemi në tetor, projekti që bashkoi dy artistët, vazhdon të dëgjohet kudo, kafiteri, klube e makina. Në youtube “Faje” ka mbledhur tashmë mbi 9.2 milionë klikime.

Gjiko e Skerdi janë pjesë e REDBOX Entertainmet në krye me Big Bang, njëri ndër producentët më të kërkuar për momentin./klankosova.tv

Interesante