A janë të rrejshme e të pavëmendshme pëlqimet tona në Facebook? NULL NULL 30.03.2017 11:33 30.03.2017 11:33 Kur e bëni një lajmërim të madh në Facebook, si martesa apo lindja e fëmiut, atëherë ju pritni një reshje pëlqimesh nga miqtë tuaj në Facebook. Një eksperiment i një përdoruesi të Facebookut me emrin Zach, e zbuloi se shumë nga ne nuk i kushtojmë vëmendje pëlqimeve që i bëjmë në rrjetin social Facebook. Ai e kishte publikuar një fotografi ku shfaqej me të sapo-fejuarën e vet duke i treguar unazat e fejesës. Fotoja e tij kishte marrë 300 pëlqime të cilat e krenuan Zach-un, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Aq i impresionuar kishte qenë Zach nga numri i pëlqimeve, sa që kishte pozuar sërish në mënyrën e njejtë, por me një tjetër grua. Sërish, ai kishte marrë shumë pëlqime, ndonëse më pak se në fotografinë e parë. Kjo e kishte shtyer që ai ta postonte edhe një fotografi të fejesës, dhe sërish me një grua tjetër. Me këto fotografi, Zach e zbuloi një anë të disa shfrytëzuesëve të rrjetit social Facebook. Ai i ekspozoi disa nga ta të cilët vërtetë nuk ia vënë mendjen fotografive dhe gjërave që ata i pëlqejnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.